Ismaili: Rregullorja e BQK-së për përdorimin e euros ka treguar efekte pozitive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili deklaroi se rregullorja e BQK-së e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, ka krijuar efekte pozitive.

Në një konferencë për media të enjten, derisa ka prezantuar aktivitet e këtij institucioni për vitin 2024, ka theksuar se unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të paligjshme ka kontribuar dukshëm në këtë drejtim.

“Rregullorja është në fuqi, i ka krijuar efektet e veta pozitive për krejt sektorin. Besoj që i kemi përafruar vlerësimet e ardhshme të pritshme sa i përket Kosovës, të mos harrojmë se me anëtarësim në Këshill të Evropës do t'i nënshtrohemi vlerësimit i cili është një vlerësim që i vendos shtetet në lista të zezë ose jo. Dhe unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të pa ligjshme ka kontribuar dukshëm, substancialisht në këtë drejtim", tha ai.

BQK-ja kishte fuqizuar rregulloren e re më 1 shkurt të viti. Ajo e përcakton euron si valutë të vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025