Ismaili: Qeveria dhe ZRrE të nisin menjëherë procesin e uljes së çmimeve për energji
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë që në mënyrë të menjëhershme të fillojnë urgjentisht procesin e uljes se çmimit të faturave të energjisë elektrike, si dhe të mbajnë përgjegjës para ligjit të gjithë akterët që kanë abuzuar me këto situata në sektorin e energjisë.

Në një konferencë për media, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se dyfishimi i çmimit të faturave të rrymës, i ka rënduar qytetarët në këtë kohë ku po përballën edhe me rritje të çmimeve te produktet esenciale.

Sipas Ismailit, kur 19 për qind e familjeve në vend jetojnë nën pragun e varfërisë, është e padrejtë të bëhet ky manipulim me çmime.

Ai shtoi se politika e qeverisë për t’i ndihmuar pensionistët dhe fëmijët me nga 100 euro, po dëshmohet se kanë qenë mjete të ndara për KEDS-in.

Sipas tij, ky dyfishim i çmimeve është i pa bazë, ndërsa ka shtuar se ambasadori i  Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj është përfshirë në skandalin më të madh rajonal të tregtimit të energjisë dhe shpëlarjes së parave.

Ai po ashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, teksa ka ndarë 113 milionë euro për t’ua paguar serbëve rrymën në veri. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024