Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Beogradin zyrtar për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë, duke pretenduar se institucionet serbe kanë ushtruar presion ndaj komunitetit serb për të mbështetur Listën Serbe.
Përmes një statusi në Facebook, Islami tha se Serbia ka angazhuar të gjithë mekanizmat shtetërorë për të orientuar votën e serbëve të Kosovës në favor të Listës Serbe, të cilën ai e cilësoi si instrument të politikave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Gjatë procesit të fundit zgjedhor në Kosovë, Beogradi zyrtar vuri në lëvizje të gjithë mekanizmat shtetërorë për të diktuar votën e komunitetit serb në favor të Listës Serbe.”
Sipas tij, dhjetëra qytetarë serbë janë ndaluar dhe intervistuar nga pjesëtarë të BIA-s, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj atyre që mbështesnin subjektet opozitare serbe ose që kundërshtonin politikën e Beogradit.Gjatë procesit të fundit zgjedhor në Kosovë, Beogradi zyrtar vuri në lëvizje të gjithë mekanizmat shtetërorë për të diktuar votën e komunitetit serb në favor të Listës Serbe, subjekt ky që konsiderohet si instrument i drejtpërdrejtë i politikës së Aleksandër Vuçiçit.
Në këtë kuadër, Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) shënoi një aktivizim të paprecedentë në pikat kufitare me Kosovën. Përmes ndalimit dhe marrjes në pyetje të dhjetëra qytetarëve serbë, ky aparat sigurie ushtroi presion të hapur mbi zërat kritikë dhe kundërshtarët e Listës Serbe. Zyrtarët e BIA-s u dhanë mesazhe të qarta qytetarëve: çdo mbështetje për partitë opozitare serbe ose kundërshtim i vijës politike të Beogradit, do të pasohej me pengesa dhe kufizime të lirisë së tyre të lëvizjes brenda territorit të Serbisë qendrore.