Një ish-oficere e CIA-s dhe agjente e posaçme e FBI-së, ka treguar shtatë gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj tetëvjeçare t’i bënte, duke pasur parasysh profesionet e saj të së kaluarës.
Tracy Schandler Walder, 44 vjeçare, nga Teksasi, ka punuar më parë si oficere e operacioneve të stafit në Qendrën Kundër Terrorizmit të CIA-s, dhe si agjente speciale në zyrën në terren të FBI-së, në Los Angjelos.
Së pari dhe më kryesorja, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj të shkonte në kamp për të fjetur, sepse mendon se vajza e saj është shumë e re.
Më tej ajo vazhdoi të tregojë se nuk ka armë në shtëpinë e saj, pavarësisht se ajo ka punuar në CIA dhe FBI, duke thënë: "Është thjesht diçka që unë zgjedh të mos e bëj".
Kur arriti të gjëja e katërt që bën për të mbrojtur vajzën e saj, ajo tha se: "Unë gjithmonë hulumtoj në Google të gjithë mësuesit që ajo ka, çdo mësues apo trajner që është në jetën e saj", tha ajo.
Duke vazhduar listën e saj, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj 'të shkonte dhe të kthehej vetë në shkollë'.
Në fund, nëna e përfundoi videon e saj duke thënë se vajza e saj është gjithashtu në një moshë ku "nuk e lë të luajë pa mbikëqyrje pa praninë e një të rrituri".
Schandler Walder ishte studente në Universitetin e Kalifornisë Jugore kur ajo u rekrutua nga CIA në një panair pune. Pas largimit nga CIA, ajo u bë një agjente speciale e FBI-së.