Ish-trajneri i Rashicës merr drejtimin e skuadrës së njohur angleze
Lexohet për: 1 min.
9-Ish-trajneri, Rashica
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Leeds United, e cila tashmë garat do t’i vazhdojë në Championshipin anglez pas rënies nga Premier Liga, është bërë me trajner të ri.

Leeds United e ka bërë zyrtare se Daniel Farke do të jetë trajneri i ri i skuadrës, raporton KosovaPress.

Dy herë fituesi i Championshipit anglez me skuadrën e Norwich Cityt ka rënë dakord për një marrëveshje katër vjeçare me Leeds United.

46 vjeçari zëvendëson Sam Allardyce, i cili u largua nga Leeds pas fundit të sezonit të kaluar.

Në të kaluarën, sa ishte trajner i Norwichit, Farke kishte nën urdhrat e tij yllin kosovar, Milot Rashica.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025