Ish selektori i Kosovës Giresse: U desh kohë për të ndërtuar diçka reale, me identitet
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ish selektori i Kosovës Giresse: U desh kohë për të ndërtuar diçka reale, me identitet
Alain Giresse, i cili drejtoi Kosovën nga shkurti i vitit 2022 deri në qershor të 2023-tës, u shpreh tejet i lumtur që po flet për ish-skuadrën e tij në këtë moment kritik.
"E ndjeni që më bën vërtet kënaqësi të flas për këtë", u shpreh 73-vjeçari duke reflektuar mbi punën e bërë për krijimin e një identiteti të fortë te lojtarët tanë.
Sipas tij, baza që u hodh vite më parë po jep frytet e veta tani, 18 vite pas shpalljes së pavarësisë, ku Kosova nuk është më thjesht një pjesëmarrëse, por një pretendente serioze për elitën e futbollit botëror, raporton gazeta L'ÉQUIPE.
Giresse, i cili mbylli aventurën e tij me një bilanc prej 4 fitoresh dhe 6 barazimesh, theksoi se procesi i ndërtimit të kësaj kombëtareje nuk ishte i lehtë, por suksesi i sotëm tregon se "Dardanët" kanë krijuar një karakter fitues.
Mesazhi i tij vjen si një njohje ndërkombëtare për punën e palodhshme të futbollistëve dhe Federatës, duke shtuar dozën e krenarisë para finales së të martës ndaj Turqisë. Për Giresse, kualifikimi i mundshëm do të ishte kurorëzimi i një projekti që nisi me vështirësi, por që u rrit me pasionin e një populli të tërë.
KosovaPress