Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-presidentja Osmani: Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit
Vjosa Osmani1234
09/04/2026 - 14:44
Linku u kopjua

Në 27-vjetorin e Betejës se Koshares, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se 9 prilli shënon një ndër ditët më historike që ka lënë gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ajo tha se në Koshare u bashkuan shqiptarët nga të gjitha trojet dhe luftuan për largimin e kufirit të padrejtë mes tyre duke rivendosur dinjitetin tonë kombëtar.

“Sot me 9 prill, Kosova shënon jo vetëm Ditën e Kushtetutës, por do të thoja po ashtu një prej ditëve më historike, që kanë lënë gjurmë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Në Koshare u bënë bashkë shqiptarët nga të gjitha trojet. Djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi luftuan për ta larguar kufirin e padrejtë në mes të shqiptarëve dhe atë ditë jo vetëm që e hoqën kufirin fizik, por në të njëjtën kohë edhe rivendosën dinjitetin tonë kombëtar dhe shtetëror. Ushtria Çlirimtare e Kosovës këtu në Koshare, sikurse edhe në çdo cep të vendit tonë, dëshmoi se çmimi i lirisë është i lartë, por në të njëjtën kohë që është çmim që ia vlen të paguhet në mënyrë që gjeneratat e reja sot, nipat e mbesat e trimave e trimëreshave të Koshares që sot i takuam, të jetojnë me dinjitet, të jetojnë të lirë, të jetojnë në tokën e tyre, në tokën e të parëve të tyre, pa frikë dhe të barabartë me të gjithë të tjerët”, tha ajo.

Ish-presidentja Osmani shtoi se Beteja e Koshares ka lënë amanet ruajtjen e shtetit si sytë e ballit.

“Kosharja na ka lënë Kosovën amanet, na ka lënë shqiptarinë amanet dhe ne duhet sot ta ruajmë këtë amanet si sytë e ballit dhe të sigurohemi që Kosova ecën përpara, për hir të kujtimit që na lanë dëshmorët, që na lanë heronjtë dhe na lanë martirët e lirisë”, tha ajo. /B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026