Mbrojtësi i Interit, Tajon Buchanan, do t'i duhet t'i nënshtrohet një operacioni pasi pësoi një lëndim të rëndë me kombëtaren e Kanadasë, ndaj “Nerazzurrët” thuhet se kanë vënë syrin te Marcos Alonso dhe Layvin Kurzawa.
Interi është në kërkim të zëvendësuesve për yllin kanadez Buchanan, i cili pësoi një dëmtim të rëndë me kombëtaren e tij të martën teksa përgatitej për çerekfinalen e Kupës së Amerikës, raporton KosovaPress.
Sipas “Gazzettas”, Marcos Alonso, një ish-lojtar i Fiorentinas, Chelseat dhe Barcelonës, është një opsion për Beppe Marottan dhe Piero Ausilion. Spanjolli sapo është larguar nga Barcelona pas dy vitesh në klub dhe është në dispozicion si transferim i lirë.
Mbrojtësi i majtë francez Kurzawa është një tjetër opsion dhe ai është gjithashtu i disponueshëm si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me PSG.