Kanë kaluar një muaj e ende po vazhdon diskutimi se kur do të hapet ura e Lumit Ibër. Megjithë, moskordinimi me NATO-n, po vlerësohet i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se mos hapja e plotë e urës është absurde.
Ramadani ka thënë për KosovaPress, se duhet të ketë një komunikim strategjik mes Kosovës dhe NATO-s. Për hapjen e urës.
Ai shtroi pyetjen nëse vërtetë ka qen qëllimi për hapjen e urës apo konfrontimi me NATO-n dhe ta vendosin në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës.
Për këtë lloj organizimi politik, Ramadani ka theksuar se është i shtyrë, i nxitur dhe financuar nga Beogradi zyrtar i Serbisë.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të bie pre provokimeve dhe ta ketë prioritet mirëqenien dhe prosperitetin të çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht se cilës etni i takojnë.
Gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, kreu i Qeverisë ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, pasi liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...