Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo ka thënë se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe vështirë se do të zgjidhej çështja e Kosovës. Madje, -ish-kryediplomati shqiptar theksoi se shtetësia dhe pavarësia e Kosovës i ka rrënjët tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Konferenca e Rambujesë.
Këto komente, profesor Milo i bëri në kuadër të një ligjërate të hapur me temën “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë me rastrin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Diplomati shqiptar teksa foli për kontributin e politikës shqiptare në çështjen e Kosovës gjatë periudhës së luftës, i cili tha se përkundër presionit nga ndërkombëtarët për ta cilësuar UÇK-në si terroriste, qeveria shqiptare asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Ish-ministri shqiptar, Paskal Milo e ka cilësuar si moment dramatik Konferencën e Rambujesë.Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u shpreh se Konferenca e Ramubujesë shënon një pikë kthese ku përpjekjet dhe aspiratat e Kosovës për liri dhe drejtësi morën formë konkrete në sytë e botës.
Ndërsa, Malaj tha se diplomati, Milo ka ndihmuar ka ndihmuar në promovimin dhe formësimin e çështjeve kombëtare në skenën ndërkombëtare.