Ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Sylës i konfiskohet telefoni gjatë bastisjes
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar bastisja nga Dhomat e Specializuara  në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast i është konfiskuar telefoni.

Kështu bën të ditur avokati, Artan Qerkini i cili tha se gjatë bastisjeve është konfiskuar vetëm telefoni i Ismail Sylës, derisa shtoi se po ta kishin ftuar këtë të fundit, do ta kishte dorëzuar telefonin, pa pasur nevojë për bastisje.

Çerkini, bastisjen e quan të kotë, duke potencuar se po cenohet privatësia e personave pa ndonjë bazë ligjore.

"Është konfiskuar vetëm telefoni i Sylës", tha ai.

Avokati, Artan Qerkini tha se ish këshilltari Ismail Syla dhe as të tjerët që janë bastisur gjatë kësaj jave,  përkundër faktit që nuk e kanë statusin e personit të dyshuar, po bastisen.

Ai tha se arsyeja e këtyre bastisjeve është se ‘sipas tyre mund të gjenden prova me relevancë për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar pranë Dhomave të Specializuara.

Ndërsa dje (e martë) është bastisur shtëpia e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit si dhe shtëpia e prindërve të tij.

Bastisjet që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, ditëve të fundit janë kryer edhe tek shtëpitë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024