Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka thënë se ish-presidenti amerikan nuk e ka idenë se si t'i jep fund luftës në Ukrainë. Sipas Ukrinform, Bolton e tha këtë gjatë një interviste për CNN.
Në veçanti, Bolton citoi deklaratën e Trump të bërë gjatë një bisede të fundit me presidentin Volodymyr Zelensky se ai do të sillte paqen dhe do t'i jepte fund luftës ruso-ukrainase.
Ai vuri në dukje se afërsia e Trump me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin do të çonte në lëshime në favor të Rusisë që do të ishin shkatërruese për Ukrainën.
Sipas Bolton, ky është një "moment shumë i errët", duke shtuar se nuk është vetëm për Ukrainën, pasi SHBA-të i erdhën në ndihmë Kievit "jo nga dashamirësia e zemrave tona, jo nga bamirësia aktive".
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, premtoi se do të sjellë paqe dhe do t'i jep fund luftës pas një telefonate me Volodomyr Zelensky të premten.