Ish-deputeti i LDK-së lirohet nga aktakuza për keqpërdorim vote
Lexohet për: 1 min.
417419452_10163392546527977_5586456162666515522_n
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti Special ka liruar nga akuza ish-deputetin e LDK-së Shkumbin Gashi dhe Sylë Balaj, pasi nuk është provuar se ata kanë kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin nga Prokuroria Speciale.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, tha se“…nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen andaj të njëjtit lirohen nga akuza”.

Shpallja e aktgjykimi është bërë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në prezencë të akuzuarve Gashi, me mbrojtësin, avokatit Admri Kurmehaj dhe Balajt me mbrojtësin, avokatin Xhafer Tahiri, ka shkruar ky i fundit në një postim në Facebook.

Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Dardan Blakaj, Tahir Shala dhe Sylë Balaj akuzoheshin për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në maj 2023, Kastriot Blakaj është dënuar me dy vjet burgim me kusht, ndërsa në gusht 2023 Shpëtim Shala ishte dënuar me 11 muaj burgim me kusht. Në maj 2023, Tahir Shala ishte dënuar me 20 muaj burg me kusht, ndërsa Dardan Blakaj në prill 2023 ishte dënuar me 11 muaj burg me kusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024