Iraku kërcënon SHBA-në
Bota
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pozicionet e ushtrisë irakiane do të çojnë në një "përshkallëzim të papërgjegjshëm" dhe do të cenojnë sovranitetin e vendit, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit irakian të publikuar sot.

Dje, SHBA kreu sulme në tri objekte të lidhura me një milici të mbështetur nga Irani, njoftoi Pentagoni.

Iraku do t'i konsiderojë operacione të tilla "veprime agresive" që minojnë bashkëpunimin e viteve, tha qeveria irakiane në një deklaratë.

"Ky akt i papranueshëm minon bashkëpunimin e viteve... në një kohë kur rajoni tashmë po përballet me rrezikun e përhapjes së konfliktit, pasojat e agresionit në Gaza," tha gjeneralmajor Yehia Rasool, një zëdhënës i kryeministrit irakian.

Ai shtoi se Iraku do t'i trajtojë operacionet e SHBA "si akte agresioni" kundër popullit të vet në tokën e tyre dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në rivendosjen e paqes.

"Këto sulme të sakta janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sërë sulmesh të përshkallëzuara nga milicitë e sponsorizuara nga Irani kundër personelit të SHBA-së dhe koalicionit në Irak dhe Siri," tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Zëdhënësi ushtarak i Kataib Hezbollah, Jafar Al Husseini tha në një postim në X se grupi do të vazhdojë të synojë "bazat e armikut" deri në fund të operacionit izraelit në Gaza, duke përmendur mbështetjen e SHBA-së për fushatën izraelite si arsye.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024