Operatori i shërbimeve të telekomunikimeve – IPKO, me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar, vlerëson se Kosova ka një treg të suksesshëm që është përpara shumicës së vendeve fqinje me shërbimin e rrjetit 5G.
Drejtues të kompanisë së telekomunikimit IPKO, që ofron shërbime për mbi një milion abonentë në vendin tonë, thonë se përveç rrjetit 5G, gjatë këtij viti IPKO ka lansuar edhe platformën IPKO TV, e cila u ofron konsumatorëve qasje në televizion dhe pajisje të tjera, kudo që ata shkojnë.“IPKO ka mbi 1 milion abonentë aktualisht në Kosovë ku përmes liderit të tregut në Telekomunikacion ne ofrojmë shërbime të avancuara në të gjitha 38 komunat e Kosovës…Ne kemi pika të shitjes në të gjitha komunat, kemi kanale të shitjes edhe në fshatrat më të vogla dhe në qytetet e mëdha, në të gjitha qytetet e mëdha kemi dyqane të IPKO-s. IPKO ka qenë gjithmonë në ballë të inovacionit, ne kemi qenë të parët që kemi ofruar shërbime 4G, Shërbime 5G, E-Sim në Kosovë. Këtë vit, ne lansuam zgjidhjen tonë të re IPKO TV ku përdoruesit mund të kenë qasje në përmbajtje në TV, internet tradicional, në kompjuterë, në iPad, telefona, kudo që shkojnë. Ne lansuam një paketë shumë të suksesshme duke përfshirë zgjidhjen IPKO TV, është një zgjidhje plotësisht digjitale dhe besojmë se përsëri po e çojmë tregun përpara. .. Po ndihmojmë komunitetet lokale, shëndetësinë, sportin, arsimin, do të përmendja 'BONE VET’ ku kemi bashkëpunim shumë të suksesshëm në edukimin digjital të qytetarëve të rinj dhe më të vjetër”, thotë Pali.
Tregun e Kosovës e konsideron si interesant drejtori gjeneral i IPKO-s, për çka thotë se Kosova ka një popullatë të shkolluar në sistemin digjital.Pali thekson se IPKO po vazhdon të investojë në shërbimin 5G, derisa zotohet se deri në fund të vitit të ardhshëm do të jenë mbi 300 sajte të përmirësuara me teknologjinë më të re.
“Këtë vit ne kemi lansuar platformën tonë të re IPKO TV e cila është në dispozicion përmes celularit, me përmbajtje të njëjtë por që mund ta shihni në një televizor tradicional, do të mund ta shihni në shtëpinë tuaj të fundjavës, në makinën tuaj ose në restorantin ku ju jeni duke ngrënë. Ne po ecim përpara dhe po investojmë shumë në 5G, kemi mbuluar qytete të mëdha deri më tani, kemi ndërtuar rreth 100 sajte tona dhe deri në fund të vitit të ardhshëm do të kemi më shumë se 300 sajte të përmirësuara me teknologjinë më të re që ofron shërbimet më të mira celulare për kosovarët”, potencon Pali.
Para pak ditësh, kompania e telekomunikimit IPKO ka mbajtur edicionin e dytë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike, e cila kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e përgjithshëm dhe përmirësojë pozicionin e sigurisë kibernetike të vendit. Aty u diskutua për avancimet në fushën e Sigurisë Kibernetike, transformimet e reja në mbrojtjen nga to dhe strategjitë e avancuara dhe kërcënimet kibernetike që mund të priten nga zhvillimi teknologjik.