IPKO mbështet konferencën më të madhe në rajon për teknologji KosICT
Marketing
Lexohet për: 2 min.
pr KosICT
2 muaj më parë
Linku u kopjua

IPKO është partner i edicionit të 13-të të Konferencës së Teknologjisë – KosICT, më e madhja kjo në rajon për teknologji, e cila mbledh përfaqësues nga mbi 100 kompani teknologjike nga Evropa e rajoni, me mbi 4 mijë pjesëmarrës dhe folës të njohur nga kompani prestigjioze si Google DeepMind, Wolt, dhe shumë të tjerë.

Ngjarja zhvillohet më 11 dhe 12 tetor në Prishtinë, duke bashkuar entuziastët e teknologjisë. KosICT, e cila filloi si një konferencë rajonale 7 vjet më parë, ka evoluar në një nga konferencat më të mëdha të kësaj fushe në rajon.

IPKO ka dëshmuar angazhimin e saj për të mbështetur komunitetin, veçanërisht ata që janë të dedikuar pas teknologjisë. Ngjarje të tilla dërgojnë një mesazh të qartë për botën, duke e pozicionuar Kosovën si një vend mundësish ku individët mund të kontribuojnë në avancimin e teknologjisë.

“Në një botë ku teknologjia transformon çdo aspekt të jetës sonë, është e rëndësishme të jemi liderë të inovacionit. KosICT është platforma ku ide të reja takohen me mundësi të reja, dhe ne jemi të përkushtuar për të mbështetur këtë vizion. Ne jemi të angazhuar për të mbështetur iniciativa që promovojnë teknologjinë dhe investojmë në edukimin e talenteve lokale, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi dinamik që nxit krijimtarinë dhe rritjen”, theksoi Andras Pali, kryeshef ekzekutiv i IPKO-s.

KosICT 2024 ofron mundësi të shkëlqyera për profesionistët e teknologjisë dhe inovacionit për të ndarë ide, përvoja dhe zgjidhje që do të kontribuojnë në zhvillimin e industrisë. Konferenca do të ofrojë mundësi unike për rrjetëzim, bashkëpunim dhe frymëzim, duke ndihmuar profesionistët të krijojnë lidhje të vlefshme dhe të eksplorojnë mundësi të reja.

Mbështetja e IPKO-s për këto ngjarje promovon inovacionin dhe zhvillimin profesional, duke forcuar lidhjet ndërmjet profesionistëve dhe avancuar industrinë teknologjike në Kosovë.

IPKO është lider në ofrimin e shërbimeve ICT në Kosovë, duke ofruar një gamë të gjerë zgjidhjesh inovative për individë dhe biznese, me një infrastrukturë moderne dhe një ekip profesionistësh të dedikuar. Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona, vizitoni www.ipko.com.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024