IPK nënshkruan deklaratën për themelimin e forumit rajonal të mbikëqyrjes së Policisë
Lexohet për: 2 min.
358023340_1233773100615377_3388388730417936842_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar 17-vjetorin e themelimit, ku u theksua rëndësia e aplikimit të principeve ligjore për proces demokratik në hetimin e ankesave të qytetarëve. Institucioni i mbikëqyrjes së Policisë ka nënshkruar edhe deklaratën për themelimin e forumit rajonal të mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Aty u bë e ditur se forumi do të jetë organizim i përbashkët dhe do të udhëhiqet me rotacion.

Kryeshefi ekzekutiv i IKP-së, Kushtrim Hodaj ka thënë se qytetarët çdo ditë e më tepër po i besojnë këtij institucioni, duke adresuar ankesat e tyre.

Ai tha se rreth dy dekada më parë, Kosova e ndihmuar nga ndërkombëtarët ka themeluar IPK, duke zgjedhur modelin më demokratik dhe të avancuar të kontrollit të mbikëqyrjes policore.

Hodaj përmendi edhe aksionin në tri pikat kufitare, ku tha se kanë dëshmuar luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor tha se themelimi i forumit rajonal të mbikëqyrjes policore ka rol të rëndësishëm në shkëmbim të informacioneve.

https://kosovapress.com/admin/ipk-ja-shenon-17-vjetorin-e-themelimit-hodaj-per-cdo-dite-po-behemi-me-te-besueshem/

Shefja e kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Jeta Tela Shema theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Në anën tjetër, edhe Kimberly Riffe, atashe e Departamentit të Drejtësisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh se viti i kaluar ka qenë sfidues, por ka pasur edhe arritje.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me IPK-në për një polici me integritet dhe profesionalizëm.

Në raportin e vitit të kaluar të IPK-së thuhet se janë pranuar mbi 1690 ankesa, ku 34 për qind prej tyre janë orientuar për hetim penal të Departamentin e Hetimit. Po ashtu, janë arrestuar 108 punonjës dhe qytetarë nën dyshimin për përfshirje në krim dhe është rekomanduar suspendimi i 164 punonjësve policorë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024