Inzaghi trajneri më i mirë i muajit në Serie-A
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shpallur më i miri në Itali për muajin janar.

Trofeu do të ndahet para fillimti të derbit Inter-Juventus, e planifikuar për të dielën më 4 shkurt 2024 në orën 20:45 në stadiumin 'Giuseppe Meazza' në Milano.

Çmimi u caktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë bazuar në kriteret teknike sportive dhe cilësinë e lojës së shprehur nga ekipet e tyre, si dhe sjelljen/fair-play të mbajtur gjatë ndeshjeve.

Për llogaritjen përfundimtare, u morën parasysh xhiro 19 deri në 22 të Serie A, përcjellë KosovaPress.

“Simone Inzaghi ishte edhe një herë një protagonist i madh në muajin janar, me tri fitore në po aq ndeshje, të shoqëruara nga triumfi në Superkupën e EA SPORTS FC në Riad – deklaroi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo, përcjellë KosovaPress.

Suksesi i dytë i sezonit si trajner i muajit, trajneri nga Piacenza ka rikthyer “Nerazzurrët” në krye të tabelës, me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Serie A, duke shprehur një lojë efektive dhe spektakolare, ndër më të vlerësuarat edhe në nivel evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024