Inzaghi: Mposhtëm Juventusin, nuk e fituam titullin
Lexohet për: 1 min.
4-Inzaghi
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Simone Inzaghi ka thënë se Interi e dominoi Juventusin në derbin e Italisë të zhvilluar të dielën të cilin zi kaltërit e fituan me rezultat minimal 1-0.

Nerazzurrët tashmë në krye të tabelës edhe me një ndeshje më pak, e cila do të luhet ndaj Atalantës më 28 shkurt dhe tani kalojnë katër pikë më shumë falë kësaj fitoreje.

U desh një autogol i Federico Gattit për ta vulosur derbin e Italisë që i solli tri pikë të mëdha Interit, përcjellë KosovaPress.

“Ne morëm një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar që e donim me të gjithë skuadrën,” tha Inzaghi pas ndeshjes.

“Mënyra se si u përgatitëm, luajtëm dhe kontrolluam lojën, jemi shumë të lumtur. Tifozët na shtynë nga ngrohja deri në fishkëllimën e fundit dhe më tej. Megjithatë, është vetëm një hap në një rrugë të gjatë. Juve dhe Milan nuk do të dorëzohen.”, shtoi ai.

Interi ka fituar Superkupën e Italisë dhe tani mund të përgatitet për eliminimtarët në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025