Inzaghi mbërrin për takim me pronarët e rinj të Interit (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Simone Inzaghi sapo ka mbërritur në selinë e Interit për t'u takuar me pronarët e rinj të klubit.

Është një ditë shumë e rëndësishme për Interin pasi trajneri i “Nerazzurrëve”, Inzaghi, takon për herë të parë pronarët e rinj, raporton KosovaPress.

Fondi amerikan Oaktree mori kontrollin e kampionit të Serie A javën e kaluar pasi Steven Zhang dështoi të shlyente një borxh prej afro 400 milionë eurosh, përfshirë interesat.

Sipas “Corriere dello Sport”, të dy palët do të diskutojnë menjëherë strategjitë e transferimit për këtë verë, ndërsa “Tuttosport” pretendon se takimi i sotëm do të përdoret vetëm nga përfaqësuesit e Oaktree për t'u prezantuar.

Sipas “Sky Sport Italia”, anëtarët e Oaktree që takohen sot me Inzaghin janë Katerine Ralph dhe Alejandro Cano.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024