Sistemi shëndetësor gjatë 2024 është përballur me probleme të shumta, ku pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave, aparaturave dhe shërbimeve. Në Qendrën Klinike Universitare dhe disa spitale të përgjithshme janë bërë renovime dhe investime në aparatura, por kërkohet të bëhet edhe më shumë punë, në mënyrë që pacientët të gëzojnë shërbime më cilësore.
Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra konsideron se përkundër se janë bërë punë të mira në shëndetësi gjatë vitit 2024, nuk është arritur të ketë ndonjë ndryshim substancial dhe ky sektor i rëndësishëm ka mungesë të rritjes së mirëqenies së pacientëve.
Renovimet në disa klinika të QKUK gjatë 2024 po konsiderohet fasada nga kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri. Ajo thotë se përkundër pritjeve, nuk janë bërë përmirësimet e nevojshme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për KosovaPress ka deklaruar se gjatë 2024 kanë investuar në infrastrukturë dhe pajisje të reja me qëllim të rritjes së cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve të reja për pacientët. Ai konsideron se është rritur mirëqenia e qytetarëve fal intervenimeve që kanë bërë si ministri.Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe përditësimin e radhës së listës së barnave esenciale, derisa është finalizuar lista e çmimit të barnave që i hap rrugë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...