Interi teston Milanin edhe në merkato, ia kërkon Leaon
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Interi teston Milanin edhe në merkato, ia kërkon Leaon
11/05/2026 - 11:58
Linku u kopjua

Raportet mes Milanit dhe sulmuesit portugez Rafael Leao thuhet se janë tensionuar, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, pakënaqësitë mes palëve lidhen me formën e paqëndrueshme të lojtarit dhe pritshmëritë e larta që klubi ka pasur ndaj tij në sezonet e fundit. Leao mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës kuqezi, por situata aktuale ka bërë që disa klube rivale të ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth tij.

Interesim për yllin portugez kanë shfaqur Napoli, Roma dhe veçanërisht Inter, i cili raportohet se është i gatshëm të përfitojë nga situata për ta transferuar sulmuesin në “Giuseppe Meazza”. Një transferim i mundshëm i Leaos tek rivalët lokalë do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme në futbollin italian në vitet e fundit.

Leao konsiderohet ende një nga futbollistët më të talentuar në Serie A, ndërsa drejtuesit e Milanit pritet të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tij në javët në vijim.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026