Interi shpërblen Darmian me kontratë të re
Lexohet për: 1 min.
9-Zyrtare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Matteo Darmian edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e tij të re te Interi, duke e vazhduar aventurën e tij edhe më tej me “Nerazzurët”.

34 vjeçari italian iu bashkua Interit në verën e vitit 2021 nga Parma në një marrëveshje që kapi shumën e 3.3 milionë eurove, raporton KosovaPress.

Darmian e ka treguar vetën dhe ka bindur që të jetë një aset i rëndësishëm për skuadrën e Simone Inzaghit, ku deri tani ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 140 ndeshje në të gjitha garat.

Siç u konfirmua sot, Darmian zyrtarisht e ka nënshkruar kontratën e tij të re me Interin, që do ta mbajë atë në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2025.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025