Interi refuzon një tjetër ofertë për Asllanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Kristjan Asllani nuk do të largohet nga interi, të paktën deri në përfundim të këtij edicioni
I kritikuar pas ndeshjeve kundër Milanit në Superkupë dhe ndaj Bolonjës në “Meazza”, por dukshëm duke u rritur fizikisht dhe mendërisht dhe me vetëbesim gjithnjë në rritje.
Sipas asaj që raporton “FcInterNeës.it”, ditët e fundit Ëest Ham, në kërkim të një mesfushori ka kërkuar informacioni nga Interi për Asllanin. Përgjigja nga zikaltërit ishte një refuzim i prerë, pa synimin për të shqyrtuar më thellë specifikat e ofertës, duke konfirmuar besimin që Interi ka tek Asllani, përcjellë KosovaPress.
Kjo nuk do të thotë se nuk do të bëhen vlerësime të tjera në verë, shumë do të varet nga vazhdimi i sezonit dhe mundësitë e tregut që do të krijohen gjatë sezonit, sigurisht që Ëest Ham nuk është qasja e parë e refuzuar për ish-lojtarin e Empolit dhe sigurisht në muajt e ardhshëm klube të tjera do të trokasin në derën e Nerazzurrëve për të.