Interi “provokon” Juventusin me objektivin e ri në merkato
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi është i gatshëm të bëjë hapa përpara dhe t'i kërkojë Liverpool-it të nënshkruajë me Federico Chiesan në huazim në janar. Tashmë kishte pasur sugjerime gjatë ditëve të fundit që italiani do të kërkonte një huazim për të rifituar formën e tij fizike, pasi mezi ishte paraqitur që nga transferimi i tij në “Anfield Road”.

Tani gazeta “TuttoSport” këmbëngul se presidenti i Interit, Beppe Marotta, është pro-aktiv në kërkimin e Chiesa-s për një huazim gjashtë-mujor në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i gjithanshëm ka të njëjtin problem si gjatë gjithë karrierës së tij në vitet e fundit duke pasur vazhdimisht probleme muskulare, KosovaPress.

Kjo është arsyeja pse Juventusi u zhgënjye dhe preferoi ta largonte atë për vetëm 12 milionë euro plus bonuse në vend që të ofronte një kontratë të re.

Roma dhe Milani janë gjithashtu të interesuar të marrin Chiesa-n në janar si huazim, megjithëse në të gjitha këto raste ata do të kishin nevojë që Liverpool të mbulojë një pjesë të pagës së tij, e cila është 7.5 milionë euro në sezon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024