Interi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e ka mposhtur Parmën me mjaftë vështirësi me rezultat 2-1 pas 120 minutave lojë.
Që nga fillimi i ndeshjes Parma u tregua kundërshtarë shumë i fortë për skuadrën e Simone Inzaghit të cilën nuk e lejonte ta rrezikonte aspak portën e veteranit Guanluiggi Buffon.
Deri në fund të pjesës së parë, Interi provoi të shënonte golin e barazimit, por pa sukses.
Edhe pjesa e dytë nisi me pasqyrë të njëjtë sikur e para me Interin që nuk e kishte të lehtë të depërtonte në mbrojtjen e ngjeshur të Parmës.
Në vazhdime skuadra zikaltër u tregua më efikase duke shënuar golin e fitores. Realizues ishte qendërmbrojtësi Francesco Acerbi në minutën e 110', duke ia siguruar skuadrës së tij kalimin në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Kujtojmë se Interi është kampion në fuqi i Kupës së Italisë.