Interi luan sot në Kupën e Italisë
Lexohet për: 1 min.
4-Interi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Interit dhe Bolognas, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Kupës së Italisë.

Interi u kualifikua direkt në këtë fazë të kësaj gare, kurse Bologna e eliminoi Veronan duke e mposhtur 2:0, raporton KosovaPress.

“Nerazzurët” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, që ta vazhdojnë garën për mbrojtjen e titullit të kampionit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Interi do të mungojnë Denzel Dumfries, De Vrij dhe Juan Cuadrado, ndërkaq te Bologna nuk do të paraqiten Jesper Karlsson dhe Adama Soumaoro.

Ndërkaq, trajneri i Interit, Simone Inzaghi pritet që në mesfushë të startojë me yllin shqiptar, Kristjan Asllanin, ndërsa formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Audero; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Frattesi, Asllani, Barella, Augusto; Thuram, Arnautovic

Bologna (4-2-3-1): Ravaglia; Posch, Lucumi, Calafiori, Lykogiannis; Moro, Freuler; Ndoye, Aebischer, Saelemaekers; Van Hooijdonk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024