Me Juan Cuadradon që pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën tre muaj, Tajon Buchanan thuhet se është prioriteti i Interit për merkaton e janarit, por “Nerazzurët” gjithashtu janë të interesuar edhe për një sulmues, dhe së fundmi janë lidhur me Luis Muriel të Atalantas.
Interi duhet të transferojë një mbrojtës të ri të krahut të djathtë muajin e ardhshëm pasi që Cuadrado do t’i nënshtrohet operimit sot në Finlandë, raporton KosovaPress.
Prioriteti i Interit do të jetë që ta gjejë një zëvendësues afatgjatë për Cuadradon, dhe Buchanan i Club Brugge thuhet se është në listën e ngushtë të preferuarve të “Nerazzurëve”.
Kontrata e Buchanan skadon në qershor të vitit 2025, kështu që Interi duhet të negociojë me klubin e tij. Beppe Marotta raportohet se dëshiron një titullar në krahun e djathtë sepse bisedimet për vazhdimin e kontratës me Denzel Dumfries po përparojnë ngadalë, kështu që holandezi mund të largohet në fund të sezonit nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re.
Momentalisht, Atalanta nuk është e gatshme të lërë Muriel të largohet në janar, por Marotta do të diskutojë vetëm një marrëveshje për një sulmues të ri në fund të janarit pasi të përfundojë një nënshkrim të ri në krahun e djathtë.