Interi i Asllanit i afrohet Napolit në vetëm një pikë pas fitores kundër Venezia
Sport
Lexohet për: 1 min.
Interi i Asllanit i afrohet Napolit në vetëm një pikë pas fitores kundër Venezia
1 javë më parë
Linku u kopjua

Skuadra Interi, në të cilën luan shqiptari Kristian Asllani, ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për titull, duke ngushtuar epërsinë e liderit Napoli në vetëm një pikë pas 20 xhirosh në Serie A.

Ekipi i Francesco Inzaghit dominoi ndaj Venezia në udhëtim duke shënuar fitore me golin e Darmian në minutën e 16-të.

Napoli udhëheq në tabelë me 44 pikë, një më shumë se Interi, por me dy ndeshje më pak. Pasojnë Atalanta me 42, Lazio 36, Juventus 33, Fiorentina 32. Venezia ndërkaq mbetet në pozitën e parafundit me 14 pikë dhe rrezikon të bie nga elita e futbollit italian.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Genoa mposhti Parma me rezultat 1:0, ndërsa sonte luajnë edhe Bologna-Roma dhe Napoli-Verona. Xhiroja e 20-të përmbyllet nesër me ndeshjen ndërmjet Monza dhe Fiorentina.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025