Interi dhe Milani luftojnë për finalen e Kupës së Italisë, ja formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
AC Milan v FC Internazionale - Coppa Italia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pasi u ndanë me barazim pa gola në ndeshjen e parë, respektivisht me rezutlat 0:0, Interi dhe Milani do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në “Giuseppe Meazza”, ku edhe do të mësohet finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Dy rivalët e qytetit të modës gjithashtu janë duke luftuar kokë më kokë për titullin kampion në këtë edicion të Serie-A, transmeton KosovaPress.

Përderisa skuadra e Simone Inzaghit vjen e kompletuar në këtë sfidë, ajo e Stefano Piolit ka disa mungesa të rëndësishme si Castillejo, Florenzi, Ibrahimovic dhe Kjaer.

Tanimë të dy trajnerë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025