Interi dhe Chelsea përballen në ndeshje miqësore
Interi ka konfirmuar katër miqësore para-sezonale, duke përfshirë atë kundër Chelseat të Enzo Maresca në “Stamford Bridge” më 11 gusht.
Ndeshja kundër londinezëve do të jetë ndeshja e fundit para fillimit të sezonit të ri të Serisë A më 18 gusht, përcjellë KosovaPress.
Miqësorja e parë parasezonale e Interit është kundër skuadrës së La Ligës, Las Palmas në Cesena. E dyta është kundër Pizës së Pippo Inzaghit në Arena Garibaldi dhe e treta është kundër skuadrës saudite Al-Ittihad, të cilët pritet të konfirmojnë emërimin e ish-trajnerit të Milanit, Stefano Pioli.
Sezonin e ri të Serie-A Interi do ta fillojë në “Marassi” kundër Genoas të Alberto Gilardinos më 18 gusht.
Më poshtë janë datat dhe vendet ku do të zhvillohen miqësoret parasezonale të Interit këtë verë, të konfirmuara zyrtarisht nga zikaltërit.
E shtunë 27 korrik: Inter-Las Palmas (Stadiumi Orogel-Dino Manuzzi, Cesena)
E premte 2 gusht: Pisa-Inter (Arena Garibaldi-Romeo Anconetani, Pisa)
E mërkurë 7 gusht: Inter-Al Ittihad (Stadiumi U-Poëer, Monza)
E diel 11 gusht: Chelsea-Inter (Stamford Bridge, Londër)