Interesim për adoptim të qenve endacakë, frikë se mund të jetë vetëm prej parave
Lexohet për: 2 min.
qeni
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës së shpejti pritet të fillojë së zbatuari në praktikë idenë e adoptimit për qentë endacakë me subvencionim. Aktualisht, ky institucion ka pranuar mbi 30 kërkesa për adoptim, ndërsa synojnë që të rrisin sigurinë publike. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve kërkon që përzgjedhja e atyre që do të adoptojnë qentë të merret seriozisht pasi disa mund ta bëjnë vetëm për përfitime financiare.

Çdo person që adopton një qen endacak do të përfitojë 50 euro në muaj, mbështetje kjo nga Komuna e Prishtinës. Një person nuk mund të adoptojë më shumë se pesë.

Drejtori për Siguri Publike dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, deklaroi për KosovaPress se problemi me qentë endacakë është i trashëguar dhe aktualisht shqetësimi numër 1 për kryeqytetasit.

Fushtica tha se plani për adoptim ka ngjallur interes, ndërsa thotë se kontrata sqaron në detaje jo vetëm përfitimet por edhe obligimet që rrjedhin. Sipas tij, në rast se kafsha keqtrajtohet dënimet do të variojnë nga 1 deri në 3 mijë euro.

Sipas Fushticës, e gjithë kjo është pjesë e planit për një Prishtinë më të sigurt, pasi sulmet nga qentë endacakë janë rritur në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve është skeptik në lidhje me këtë ide të Komunës së Prishtinës. Elza Ramadani tha se në Kosovë ka mungesë të kulturës së adoptimit të kafshëve, prandaj si rrjedhojë kemi edhe kafshë që lihen rrugëve.

Ramadani theksoi nevojën që përzgjedhja e atyre që do të adoptojnë të bëhet me kujdes, ndërsa kërkoi nga vetë qytetarët që të jenë të sigurtë para se të vendosin të marrin një qen.

Qytetarët në Prishtinë të pyetur nga KosovaPress janë shprehur se e përkrahin vendimin për subvencionimin nga komuna për ata që adoptojnë qentë./E.Drenica

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bnis-largimi-i-qenve-endacake-nga-rruga-prishtina-subvencionon-ata-qe-i-adoptojne/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024