Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi
vota diaspores foto
25/05/2026 - 12:57
Linku u kopjua

Interesi i madh i kosovarëve që jetojnë në diasporë, për të marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë, pas secilit cikël zgjedhor është rritur dukshëm. E forma e preferuar e votimit nga diaspora, është vërejtur votimit përmes kutive postare jashtë Kosovës.

Ndërkohë, sfidë kryesore sipas organizatës Germin mbetet informimi i qytetarëve.

Në tryezën e organizuar nga Germin me temën “Votimi nga jashtë vendit, diaspora në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, drejtori Lirim Krasniqi tha se është rritur efekti elektoral i votave të diasporës.

“Interesi i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhje pas secilit cikël zgjedhor është rritur, me këtë është rritur edhe efekti elektoral të votave të diasporës...Mbi 64 përqind e personave që kanë votuar nga jashtë, kanë votuar përmes postës përmes kutive postare të cilat KQZ i ka hapur jashtë Kosovës dhe ky numër është rritur akoma më shumë në dhjetor të 2025, kjo është forma më e preferuar e votimit, më e lehta, efikase e e shpejta”, tha Krasniqi.

Sipas tij, një ndër sfidat kryesore mbetet informimi i qytetarëve jashtë vendit për formën e votimit dhe hapjen e qendrave të votimit e kutitë postare jashtë Kosovës.

Krasniqi rekomandoi që të qartësohet vendndodhja e qendrave të votimit jashtë Kosovës.

Në këtë tryezë diskutimi, të ftuar nga organizata ishin edhe përfaqësues të subjekteve politike.

Përveç përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, asnjë parti tjetër politike nuk morri pjesë.

Përfaqësuesja e LVV-së, Liza Gashi kujtoi se si në vitin 2010 nga diaspora ishin 5 mijë vota, ndërkohë sot ky numër është rritur jashtëzakonisht shumë.

Sa i përket pjesës së informimit, Gashi tha se ka ende punë që të informohet sakt diaspora.

Deri më tani janë aprovuar gati 110 mijë kërkesa të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Ndërkohë në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, ishin regjistruar 77 mijë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026