Inter-Benfika, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
Inter-Benfika
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lautaro Martinez rikthehet në formacionin startues të Interit kundër Benfikës pasi shënoi katër gola duke u inkuadruar si zëvendësues kundër Salernitanas të shtunën.

Skuadra e Simone Inzaghit barazoi 1-1 në ndeshjen e parë kundër Real Sociedad dy javë më parë, ndërsa Benfika humbi nga RB Salzburg.

Interi sonte është pa të lënduarit Marko Arnautovic, Davide Frattesi dhe Stefano Sensi. Ky i fundit nuk do të ishte gjithsesi i disponueshëm, duke qenë jashtë listës së UEFA-s të Interit.

Golashënuesi më i mirë i Serie A, Lautaro, do të rikthehet në 11-shen e Interit pas paraqitjes së tij mahnitëse gjatë fundjavës së kaluar, ku ai shënoi katër gola në 27 minuta si zëvendësues kundër Salernitana-s, përcjellë KosovaPress.

Inter-Benfica, formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.

Benfika (4-4-1-2): Trubin; Bah, Morato, Otamendi, Aursnes; Kökçü, Neves; Di Maria, Rafa Silva, Joao Mario; Musa.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025