Inteligjenca ukrainase: 50% e municioneve ruse të furnizuara nga Koreja e Veriut
Bota
Lexohet për: 1 min.
Inteligjenca ukrainase: 50% e municioneve ruse të furnizuara nga Koreja e Veriut
Foto Arkivë
9 orë më parë
Linku u kopjua

Koreja e Veriut po plotëson 50 për qind të nevojave ruse për municion në luftën kundër Ukrainës, deklaroi sot Kiril Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Ai në një konferencë për media tha se Koreja e Veriut ka filluar gjithashtu dërgesat në shkallë të gjerë të obusëve vetëlëvizës 170 milimetra dhe raketave 240 milimetra në Rusi.

“Koreja e Veriut ka dorëzuar tashmë raketa balistike në Rusi dhe planifikon të dërgojë 148 raketa të tjera në vitin 2025”, tha ai.

Oleh Ivashchenko, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, në një postim në X, ka bërë të ditur se Rusia këtë vit planifikon të prodhojë mbi 7 milionë predha artilerie dhe mortajash, dhe rreth 3 mijë raketa.

“Rusia e kupton se prodhon shumë më tepër municion sesa të gjitha vendet evropiane së bashku”, ka shkruar ai.

Kujtojmë, Koreja e Veriut ka dërguar 11 mijë trupa për të mbështetur agresionin rus në Ukrainë, duke shënuar përfshirjen e parë të madhe të Phenianit në luftë që nga vitet 1950.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025