Instituti i Historisë pro kërkesës “lulëkuqja simbol përkujtimor i gjenocidit në Kosovë”
Lexohet për: 1 min.
qendra
2 vite më parë
Linku u kopjua

Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë ka mbështetur kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Ky institut nëpërmjet një deklarate ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, para një muaji i është drejtuar institucioneve të Kosovës, Presidentes, Qeverisë, Kuvendit, deputetëve, si dhe partive politike me një kërkesë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. Megjithatë, institucionet tona deri tash nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025