Instituti Amerikan: Rusia po përgatitet për një ofenzivë të re në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës ka paralajmëruar nisjen e një ofensive të re nga Rusia ndaj qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.

Në raportin e institutit të luftës theksohet se ofensiva ndaj Kharkiv do të mund të shmangej “nëse SHBA-ja do të niste sa më shpejt furnizimin me armatim”.

Në një reagim në rrjetin X, instituti tha se Moska do të kryej një operacion ushtarak me avionë për të shkatërruar qytetin, duke detyruar ukrainasit të largohen.

“Zyrtarët ukrainas kanë diskutuar më parë mundësinë që forcat ruse mund të nisin një operacion tokësor kundër qytetit Kharkiv këtë verë dhe Instituti vazhdon të vlerësojë se rusëve u mungojnë forcat e nevojshme për të kapur qytetin Kharkiv, për sa kohë që forcat ukrainase furnizohen në mënyrë adekuate, nëse SHBA-ja rifillon ndihmën ushtarake së shpejti”, thuhet në raport.

Instituti ka theksuar se Ukraina duhet sa më parë t’i merr ndihmat ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amefikës (SHBA) në mënyrë që përballja me ofensivën ruse “të jetë sa më e suksesshme”. /Euronews.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024