INSTAT tregon pagën mesatare bruto në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
INSTAT tregon pagën mesatare bruto në Shqipëri
INSTAT
10/09/2025 - 14:50
Linku u kopjua

Gjatë tremujorit të dytë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.906 lekë (862.9 euro sipas kursit aktual), me një rritje prej 11.7 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, raporton KosovaPress.

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, informacioni dhe komunikacioni.

Rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e administratës publike, sigurimi  social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me një rritje prej 16.9 për qind, ndërsa rritja më e vogël ishte në aktivitetet financiare dhe të sigurimit me rreth 5.3 për qind.

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin menaxherë, ligjvënës, drejtorë ekzekutivë, specialistë me arsim të lartë (profesionistë).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026