Inspektorati Farmaceutik realizoi 635 inspektime, shqiptoi 114 gjoba
Lexohet për: 2 min.
Barnatoret
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Farmaceutik gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, ka realizuar 635 inspektime, ndërsa ka gjobitur 114 subjekte.

Sipas njoftimit, në vazhdën e aksioneve kontrolluese janë gjobitur 54 subjekte që posedonin produkte të jashtëligjshme, ndërsa 43 raste kur gjatë kontrollit ka rezultuar se në farmacitë e ndryshme mungon farmacisti, siç është e përcaktuar me ligj.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Farmaceutik ka ndërmarrë masa edhe ndaj 4 institucioneve shëndetësore private të cilat  nuk ishin të licencuara. Ndaj të gjitha rasteve të cilat e kanë cenuar shëndetin publik janë ndërmarrë masat sipas autorizimeve ligjore. Ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia gjatë vizitës në Inspektoratin Shëndetësor bëri të ditur se nga muaji shtator, inspektorëve do t'u paguhen shtesat në vlerë të 250 eurove. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese dhe pas përfundimit të procedurave rekrutuese, numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore. Në dispozicion janë numrat kontaktues:  Inspektorati Shëndetësor: 03820024154, Linja e ankesave: 080017777”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025