Inspekcioni i Prishtinës paralajmëron ndryshim të metodës së gjobitjes për taksistët ilegal
Lexohet për: 2 min.
inspekcioni
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës gjatë vitit 2023, për mos respektim të rregullave, ka shqiptuar rreth një mijë gjoba në vlerë rreth 150 mijë euro. Numri më i madh i gjobave kanë përfshirë segmentin e komunikacionit, taksitë ilegal, si dhe gastronomia. Kurse, paralajmërohet se do t ketë vazhdimisht aksione në rrënimin e objekteve pa leje.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në këtë komunë, Florian Dushi, ka thënë për KosovaPress, se gjatë vitit që lamë pas, ka pasur shumë aksione në rrënimin e objekteve në hapësirat publike.

Dushi theksoi se gjatë muajve në vazhdim, në listë të pritjes, janë edhe disa nga objekte pa leje që priten të rrënohen.

Ndërkaq, sa i përket çështjes për taksitë ilegalë, Dushi tha se situata me taksitë nuk është edhe aq e lehtë. Ai tha se taksive ilegale nuk po ua ndalin punën e tyre as gjobat e shqiptuara.

Sipas tij, në vazhdimësi pritet që të ndërrojë metoda e gjobitjes, së pari të rritet çmimi i gjobës e pastaj të bëhet edhe konfiskimi i tabelave ose i  veturës me të cilën ata punojnë.

Dushi shtoi se problemi i vazhdueshëm me të cilën po hasin si institucion, janë barnatoret të cilat nuk po respektojnë orarin e kujdestarisë.

Ai tha se ka raste kur shumë barnatore punojnë në ditë te festave, si dhe pas përfundimit të orarit të përcaktuar ato vazhdojnë të jenë të hapura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024