Inflacioni i konsumatorit në Shtetet e Bashkuara u ngadalësua në korrik në 8.5 për qind me bazë vjetore, pasi presionet inflacioniste u zbutën pak dhe çmimet e benzinës ranë më së shumti.
Në korrik, krahasuar me muajin paraardhës, çmimet e konsumit shënuan rritje zero pasi energjia më e lirë me 4.6 për qind dhe benzina me 7.7 për qind neutralizuan rritjen mujore të çmimeve të ushqimeve me 1.1 për qind dhe shpenzimeve të përgjithshme të banesave prej 0.5 për qind, raporton CNBC.
Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, u rrit me 5.9 për qind me bazë vjetore dhe me 0.3 për qind krahasuar me qershorin.
Megjithëse të dhënat për inflacionin janë më të ulëta se sa pritej, presionet inflacioniste mbeten të forta.
Mjetet e përdorura janë bërë më të lira me 0.4 për qind në bazë mujore, veshjet me 0.1 për qind, ndërsa çmimet e transportit janë ulur me 0.5 për qind, si pasojë e rënies së çmimit të biletave ajrore me 1.8 për qind në muaj, pra me 7.8 për qind në krahasim me korrikun 2021.
Kostot e përgjithshme të banesave vazhduan të rriten, me një rritje vjetore prej 5.7 për qind.