Inflacioni në Finlandë rritet në 8,1%
Lexohet për: 1 min.
960x0
2 vite më parë
Linku u kopjua

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Finlandë ka vazhduar të rritet në shtator, i nxitur nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, si dhe nga normat e larta të interesit për kreditë për strehim, sipas të dhënave paraprake te Agjencisë finlandeze të Statistikave.

Çmimet e konsumit u rritën me 8,11% në terma vjetore, në shtator, pas një rritjeje prej 7,61% në gusht.

“Inflacioni i përgjithshëm, në muajin shtator u nxit nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, benzinës dhe rritjes së normës mesatare të interesit për kreditë për banesa krahasuar me një vit më parë”, tha agjencia.

Rritja e çmimeve të konsumit krahasuar me një vit më parë u frenua më së shumti nga ulja e çmimeve të barnave të rimbursueshme dhe të pakthyeshme me recetë.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,78% në shtator, pas rritjes me 0,07% muajin e kaluar. /DPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024