Inflacioni në Eurozonë arrin rekord të ri
Lexohet për: 1 min.
107068861-1653980617648-gettyimages-1238215744-tang-notitle220205_npWtJ
2 vite më parë
Linku u kopjua

Inflacioni në 19 vendet që përdorin euron shënoi një rekord të ri prej 8.1 për qind në muajin maj, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, njoftoi sot agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian Eurostat.

Në muajin prill, inflacioni vjetor ishte 7.4%. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje deri në 7.8 për qind në muajin maj.

Inflacioni i çmimeve në eurozonë nuk ka qenë kurrë kaq i lartë që nga prezantimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999.

Norma ka qenë në rritje që nga vera e vitit 2021, duke regjistruar vazhdimisht një rekord të ri. Lufta në Ukrainë dhe masat e ashpra të koronavirusit në Kinë shkaktuan rritjen e çmimeve.

Edhe një herë, inflacioni u nxit nga një rritje jashtëzakonisht e madhe e çmimit të energjisë, me 39.2 për qind në baza vjetore. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve ishin 7.5 për qind më të shtrenjta se një vit më parë.

Në maj, inflacioni bazë që përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin u rrit në 3.8 për qind nga 3.5 për qind. /ATSH

https://kosovapress.com/admin/inflacioni-ne-gjermani-ne-maj-gati-tete-per-qind/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024