Inflacioni në BE u ngadalësua dukshëm edhe në tetor
Lexohet për: 2 min.
Inflacioni
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inflacioni në Bashkimin Evropian u ngadalësua dukshëm edhe në tetor, për të dytin muaj radhazi, pas rritjes shumë më të butë të çmimeve në Eurozonë falë energjisë më të lirë, raportoi Eurostat.

Në nivel të BE-së, norma vjetore e inflacionit, e matur me indeksin e harmonizuar të IHÇK-së, që mundëson krahasimin mes vendeve anëtare, ka zbritur në 3.6 për qind në tetor, nga 4.9 për qind në shtator.

Përllogaritjet e Eurostat tregojnë kështu një rritje dukshëm më të butë të çmimeve të konsumit për të dytin muaj radhazi, me 5.9 për qind në gusht.

Në eurozonë, inflacioni ishte 2.9 për qind në tetor, konfirmoi Eurostat vlerësimin nga fundi i tetorit. Ai ishte 4.3 për qind në shtator dhe 5.2 për qind në gusht. Në bazë mujore, çmimet në të dyja zonat u rritën me 0.1 për qind, pas rritjes me 0.3 për qind në muajin shtator.

Inflacioni do të jetë jo stabil, Banka e Shqipërisë tregon pse rriti normat e interesit - KosovaPress

Inflacioni në Eurozonë u ngadalësua nga një rënie e fortë e çmimeve të energjisë në tetor, me 11.2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, më shumë se dy herë më i fortë se në shtator.

Ndër vendet e BE-së që nuk janë pjesë e eurozonës, Hungaria ka shënuar normën më të lartë të inflacionit në tetor, me 9.6 për qind, e ndjekur nga Republika Çeke, ku çmimet u rritën me 9.5 për qind.

Në Poloni, ekonomia kryesore jashtë eurozonës, ishte 6.3 për qind. Vetëm Danimarka ka shënuar rënie të çmimeve në atë grup vendesh, me 0.4 për qind.

Ndër vendet e eurozonës, çmimet u rritën më së shumti në Sllovaki, me 7.8 për qind. Kroacia dhe Sllovenia pasojnë me rritje të çmimeve të matura me IHÇK me përkatësisht 6.7 dhe 6.6 për qind, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Ndër vendet e eurozonës, çmimet ranë më së shumti në Belgjikë, me 1.7 për qind. Pason Holanda, ku çmimet janë ulur me një për qind.

​Inflacioni vjetor i BE-së dhe eurozonës ka rënë në muajin shtator - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024