Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se pauzat për hidratim kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Anglisë, e cila përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1 ndaj DR Kongos në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026 në Atlanta.
Anglia u gjend në disavantazh shumë herët, por pas pauzës së parë për hidratim, ekipi i Thomas Tuchel rriti ndjeshëm intensitetin, duke krijuar më shumë raste dhe duke dominuar pjesën tjetër të ndeshjes. Harry Kane realizoi dy gola në minutat e fundit për të siguruar kualifikimin.
Ai gjithashtu theksoi se këto pauza nuk kanë qëllim komercial:
“Këto ndërprerje janë shumë të rëndësishme për pushimin e lojtarëve dhe për t’u dhënë trajnerëve mundësinë të komunikojnë me ekipin. FIFA nuk përfiton të ardhura shtesë nga këto pauza.”