Infantino këshillon klubet amerikane të investojnë fuqishëm në lojtarë të mëdhenj
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha të hënën se klubet e futbollit në Amerikë duhet të nënshkruajë më shumë lojtarë kryesorë për të rritur profilin e sportit në Shtetet e Bashkuara. Infantino duke folur në një konferencë në Los Anxhelos, tha se ai u tha zyrtarëve të MLS së fundmi se sjellja e lojtarëve më të mirë në botë do ta çonte futbollin në një nivel tjetër.

"Unë u thashë atyre që duhet të jeni pak më të guximshëm, pak më shumë të përfshirë në lojë. Sillni lojtarët më të mirë", tha Infantino në Konferencën Globale të Institutit Milken.

Infantino tha se nënshkrimi i Lionel Messit nga Inter Miami dhe blerja nga klubi i lojtarëve të tjerë me emra të mëdhenj, si Luis Suarez dhe Sergio Busquets, kishin dëshmuar kërkesën për goditje të mëdha në mesin e tifozëve amerikanë, përcjellë KosovaPress.

"Efekti i Messit" nëse duam ta quajmë kështu, ju shihni Messin dhe Inter Miami duke mbushur stadiumet, dhe jo stadiumet e MLS por stadiumet e NFL," tha Infantino.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024