Indonezia goditet nga tërmeti
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet i fortë tronditi Indonezinë të premten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA një tërmet me magnitudë 6.4 u raportua 111 kilometra në veri të fshatit Paciran në Java Lindore.

Thellësia e tërmetit është matur rreth 8.5 km (5.28 mi). Megjithatë, agjencia gjeofizike e vendit të Azisë Juglindore mati intensitetin e tërmetit si 6.5. Sipas agjencisë, tërmeti pasoi një tërmet më herët gjatë ditës me magnitudë 6 ballë.

Tërmeti u ndje në një thellësi prej 10 km (6.21 mi) në ishullin Java. Epiqendra e tërmetit ishte në det 132 km në verilindje të qytetit të Tuban. Nuk pati raportime për dëme. Kombi i Azisë Juglindore ka ndjerë disa tërmete që nga fillimi i së premtes. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024