Indi: 24 persona të vdekur, dhjetëra të plagosur nga rrëshqitjet e dheut
Lexohet për: 2 min.
indi
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë të bllokuar, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë rezultuar me rrëshqitje të mëdha dheu në rajonin jugor të Indisë, Kerala.

Toka ka rrëshqitur sidomos në zonat kodrinore në Uajanad, në orët e para të së martës. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar, mirëpo puna po vështirësohet për shkak të shirave dhe rrëzimit të një ure me rëndësi.

“Ne do të mund të vlerësojmë shkallën e dëmit pas vetëm disa orëve”, ka thënë ministri përgjegjës për këtë rajon, Ak Saseendran.

Ai ka thënë se në spitalet lokale janë duke u trajtuar të paktën 66 persona të plagosur, dhe që stafi spitalor është në mesin e të zhdukurve nga rrëshqitjet e dheut.

Zona Uajanad përjeton shpesh rrëshqitje të tilla. Shkollat dhe kolegjet janë mbyllur në pjesën më të madhe të rajonit, shkruan REL, transmeton KosovaPress.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë se ka biseduar me shefin ministror të Keralës, Pinarayi Vijayan, dhe i ka garantuar ndihmë të Qeverisë federale. Modi, gjithashtu, ka thënë se familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 2.388 dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024