Incidenti në ndeshjen e Ligës së Dytë, reagon FFK
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni.

“Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit.Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas. FFK-ja nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e FFK-së, përcjellë KosovaPress.

Njëkohësisht, FFK-ja ka kërkuar nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024