Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, policia po interviston disa persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, policia po interviston disa persona
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Katër persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po intervistohen nga Policia e Kosovës pas incidentit sonte në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ku disa veturave u janë shpuar gomat si dhe është vendosur një stikers në një përmendore.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar për KosovaPress se katër persona po merren në pyetje nga hetuesit policorë.

“Katër persona jemi duke i intervistuar për dëmtim kriminal, ndërsa për vendosjen e stikersit nuk ka rast të hapur”, ka thënë ai.

Ndryshe, në Lagjen e Boshnjakëve dy veturave u janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta, ndërsa fillimisht ishte vendosur një stikers në një përmendore. Me këtë rast janë grumbulluar një turmë prej dhjetë personash, të cilët më pas janë shpërndarë të qetë.

Shpohen gomat e disa veturave në Lagjen e Boshnjakëve, policia nis hetimet • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024